Të dashur miq,
Ju kujtoj me dhimbje të madhe që më 7 maj 1996, 14 maturantë nga Bucimas-Pogradec humbën jetën në Liqenin e ftohtë dhe të thellë të Prespës pranë fshatit Pustec (liqeni më iftohtë në Ballkan, thellësia 43 metra). Maturantët e shkollës nëBucimas shkuan në një aktivitet të organizuar nga Pogradeci, sëbashku me mësuesin e tyre të klasës Edmond Mato, i cili luftoideri në fund për të shpëtuar jetën e nxënësve dhe humbi jetën me ta, para syve të vajzës së tij Erjona, e cila priste në breg varkën e dytë me maturantët e mbetur ku ishte dhe i ati i saj. Maturantët u nisën për një shëtitje në ishullin e vogël të Prespës me 13 kishatdhe për të drekuar atje.
Sot, prej gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga pandemia nga“Covid – 19″ nuk mund t’i nderojmë ata në shkollën “14-Engjejt”, ku ata kanë mësuar bashkë me kujdestarin e tyre tëklasës, djemtë dhe vajzat e reja dhe mësuesi që nuk u kthye mënga ekskursioni në Prespën e bukur, ku festuan përfundimin e shkollës së mesme të tyre. Liqeni i ftohtë dhe i thellë i Prespës imori jetën atyre, por i shndërroi ata në ENGJËJ!
Nga ajo ditë e deri më sot me mbështetjen e Kryetarit tëKomunës në Bucimas, Rushdi Bashvoglli, dhe pak më vonë me Kryetarin i ri, Roshi Tollozhina, i cili jo vetëm që miratoi emrinqë ne i dhamë shkollës “14 Engjëjt” që ka shkolla edhe sot, porka ndihmuar dhe për shndërrimin e një klase shkollore në njëmuze me diplòmat, fotografitë dhe shumë lule të vendosura nëbankat e maturantëve që nuk u kthyen më.
Kjo klasë-muze, e krijuar dhe ruajtur deri më sot, është e vetmja në Shqipëri që tregon dhembshurinë, njerëzimin e mësuesve, drejtorëve të shkollës, kryetarëve të BashkisëBucimas, drejtuesve të tyre, banorëve të Bucimas, ka një rolmoral dhe edukativ jo vetëm për nxënësit dhe qytetarët e Bucimasit, Pogradecit, por edhe për të gjithë Shqipërinë.
Ne organizuam përkujtimore të rregullta në këtë ditë, si nëshkollë ashtu edhe në vendin ku ujrat e liqenit kishin hedhurkufomat e pajetë të maturantëve. Gjithmonë ju kemi ftuar me gjithë respektin tonë për ju dhe për viktimat, prindërit e tyre dhetë afërmve. Ne, me bashkëshorten time Lilia Naumov, kemiluftuar shumë për të marrë leje nga organet drejtuese, kërkuamndihmën e Kishës në Korçë për të bërë një memorial me njëparaklis të vogël– 2 metra katrorë, ku prindërit, miqtë, shokët e klasës së viktimave mund të ndiznin qirinj për shpirtërat e maturantëve të vdekur dhe të dihet se liqeni është shumë ibukur, por është shumë mizor dhe merr shumë viktima.
Tabela me emrat e venitur, ku ndër vite shkuam së bashkume prindërit, me të afërmit, me shokët e klasës dhe të gjithë tëftuarit, përfshirë Prefektin e Korçës, Kryetarin e Qarkut Korçë, Deputetë, Kryetarin e Komunës Bucimas, përfaqësues të Kishësnë Korçë, mediat dhe të tjerët, ndodhet në brigjet e liqenit, nënjë zonë të mbyllur më vonë nga policia (Rojet Bregdetare) dheatje njerëzit nuk mund të shkojnë lirshëm përvecse të kalojnë nëmënyrë të paligjshme nën tel për të hedhur lule ose për të ndezurnjë qiri! Është e rëndësishme të dini se nuk është këtu vendi isaktë ku u gjetën kufomat e viktimave, por është më se qartë se nuk është e mundur të vendoset kjo fletë llamarine në bregun e liqenit dhe të bëhen përkujtimoret atje. Pengesat e vazhdueshmetë çuditshme, kontradiktat midis shërbimeve të njësiveadministrative të Bashkisë në Korçë dhe sjellje të Kryetarit tëPustecit krijojnë përshtypje se dikujt i pëlqeu vendi dhe i ka “hedhur sytë”.
Ne kemi shoqëruar atje dhe gazetarë, deputetë, kryetarëbashkie, përfaqësues të kishës duke kërkuar mirëkuptim dhepërkrahje, por nuk arritëm të marrim autorizinim zyrtar për njëparaklis, ku njerëzit mund të luten për shpirtrat e fëmijëve parase të hyjnë në liqenin e ftohtë dhe të thellë, për të treguartolerancën dhe solidaritetin e feve në këtë rast– mes ortodoksëvenë Pustec dhe myslimanëve në Bucimas, diçka që unë me bashkëshorten time mendojmë se kemi arritur me takimet tona tëshumta me njerëzit e dy fshatrave, me kryetarët e Komunave. Ne kemi ofruar binjakëzim të dy komunave për të ndaluar akuzat e banorëve të Bucimasit ndaj atyre të Prespës, se ata nuk bënëgjithcka të mundur për të shpëtuar fëmijët e tyre, se ata nukmund të shkojnë dhe të vendosin lule dhe të ndezin qirinj në këtëditë atje, etj.
Ne kemi dashur dhe vazhdojmë të insistojmë për të marrëleje zyrtare për dhurimin e kësaj dhurate, për të përmbushurpremtimin tonë përpara prindërve dhe të afërmve të viktimave, për një paraklis, i cili nuk do të shkatërrohet nesër, sepse dikujt ipëlqeu vendi për të bërë turizëm dhe biznes– restorante, kafene, hotele, duke harruar se vendi sjell shumë dhimbje, pikëllim dhelot dhe do të ofendojë më tej prindërit dhe të afërmit e viktimave.
Ne gjithashtu lusim Kishën që të bekojë këtë vendim dhedëshirën tonë, e cila është vonuar për kaq shumë vjet.
Të dashur miq,
Do të jemi të lumtur nëse marrim mbështetjen tuajautoritetare dhe realizojmë, megjithëse me vonesë, pa asnjë fajnga ana jonë, premtimin tonë që u bëmë prindërve tëmaturantëve të ndjerë dhe të gjithë atyre që kanë kërkuar dhekanë organizuar dekorimin tim me titullin “Nderi i QarkutKorçë” dhe mbi të gjithat dekorata e propozuar nga vetë banorëte Bucimasit, “Nderi i Komunes“– një dekoratë shumë e cmuarpër mua. Ky është obligimi bamirës dhe humanitar i yni, i imidhe i bashkëshortes sime.
Le të ndezim një qiri në këtë ditë për ta dhe të lutemi qëshpirtërat e tyre të prehen në paqe. Faleminderit paraprakishtdhe ju përqafoj me respekt dhe mirënjohje.
Prof. Dr. Stefan Naumov
_________
*Titulli i shkrimit është redaksional.