Pritja është drejt fundit dhe direktivat që do të vijnë të dielën nga kryeministri Boris Johnson do të jenë një hap përpara.

Premier League, në fakt, vazhdon të studiojë një protokoll efikas për rifillimin e futbollit pavarësisht kaosit të krijuar nga pandemia.

Sipas Telegraph, mes masave të sigurisë që prtiet të merren do të jetë edhe ndalimi i pështymave në fushë gjatë ndeshjeve dhe shkëmbimi i fanellave mes lojtarëve në fund të ndeshjes.

Futbollistët nuk do të mund të pijnë nga e njëjta shishe dhe mbi të gjitha nuk do të mund të përqafohen pas një goli. Këto rregulla pritet të jenë në fuqi për 12 muaj.