Pandemia ia prishi planet për dasmë të madhe, por ky çift e gjeti zgjidhjen e saj, edhe pa shumë shpenzime.
Koronavirusi mund të detyrojë qytetarët që të respektojnë distancën sociale me njëri-tjetrin por asgjë nuk mund të ndalë të dashuruarit.
Ky është një çift mjekësh amerikanë të cilët prej kohësh kishin planifikuar dasmën e tyre, por planet u prishën nga pandemia.
Të dy Clare dhe Mel Keefer punojnë në një qendër shëndetësore në Loisiana me pacientë të infektuar nga koronavirusi.
Ata vendosën që të martoheshin por pa prezencën e njerëzve të tyre të afërt.
Por këta të fundit menduan të bënin një surprizë shumë të veçantë për çiftin.
Në kishën ku ato do të zhvillonin ceremoninë e martesës, në karriget në sallë u vendosën nga 1 foto të printuar të 100 të ftuarve që do të merrnin pjesë në dasëm.
Mel Keefer shprehet për CNN se ishte mamaja e tij ajo e cila kishte shkuar në kishë më herët për të përgatitur surprizën.