Kam qenë ia angazhuar që në kushte pandemie të mos jem kritik. Por ja që edhe durimi u soska. Ismail Kadare ndër të tjera shkruan se: Teprimi kthehet ne të kundërtën e vet. Pra edhe teprimi lidhet me kufirin e arsyes. U bën shkak për të shkruajtur këto rreshta dy raste të cilat tregojnë për rregullin e marrëzisë që mbizotëron në ketë vend.
E para, nuk ka produkt dhe as arsye që mund të justifikojë fashon orare për farmacitë, aq më shumë kur në ketë pandemi konsulta mjekësore merret on line me telefon. Mendoni meqë urgjenca (pra 127) te vjen ne ndihme vetëm atëherë kur ke ngelur vishkull ne krevat dhe plotëson kushtet: Temperature e lartë, kollë e pandërprere e thellë dhe e thatë si dhe vështirësi serioze ne frymëmarrje gjendesh ngushte. Sepse nuk din si do ja besh po ke vetëm njërën nga këto simptoma?. Bie fjala nje temperaturë e larte e cila nuk ka fare lidhje me covidin dhe mjeku te thotë: Shkoni ne farmaci dhe merre x ilac, Eh ty, për ta marrë nëse ka kaluar ora 1700 të duhet te presësh së paku 17 orë. Kjo nuk bën sens dhe nuk ka kurrfarë dobie as efekti ne parandalimin e përhapjes të virusit. Pra është Tepër.
E dyta, sot për nevoja të mia shkova në një biznes privat i cili punon me material porositësi dhe me emrin e një shoqërie Italiane ka çarë tregun evropian përfshi Gjermaninë, Francën, Britaninë, Zvicrën dhe Italinë po se po. Ajo ishte mbyllur dhe kishte pushuar nga puna mbi 300 punëtorë dhe punonjës të administratës. Në pune ishin pak punëtorë ngarkimi shkarkimi, dy tre punonjës të shitjeve, magazinieri dhe administratori. Papritmas në magazinë ja bëhu një grup inspektoresh shtetërorë, në krye të çileve ishte një kryeinspektorë. U prezantuan dhe menjëherë kaluan në kërkesat për inspektim. Administratori i pyet se çfarë do të inspektonin?. kryeinspektorja i tha: Distancimin social, maskat, dezinfektimin, krijimin e kushteve të higjienës, ndërhyri një tjetër nga grupi dhe shtoi edhe siguracionet e punës. OK, i thotë administratori me jepni protokollin që keni hartuar për të njësitë e prodhimit e shitjes si kjo e jona dhe hajde tu përgjigjem. Pse nuk i keni dëgjuar këto kërkesa në televizor i thotë kryeinspektorja. Atëherë administratori me sa zë kishte thirri: Stop, aty ku jeni qëndroni të gjithë. Dhe ju drejtua kryeinspektores: Urdhëroni zonje e nderuar dhe mateni distancat?.
Pyetja që shtrohet është?. Po si ka mundësi që prej gati dy muajsh një duzinë zyrtaresh shtetërorë që punojnë në zyrat e këtij shteti akoma nuk kanë hartuar protokolle për njësitë në punë duke specifikuar gjithçka dhe vendosur rregullin de jure e de fakto, por mjaftohen me detyrat qe jep udhëheqësi ne media.
Këto janë tepë bile me shumë se tepër. Shteti dhe rregulli nuk mund te vendosen me televizor dhe as me aksion. Shihni ajo që mori dhenë për Zdralen (Shkodër) sot e gjen ne shumicën e tregjeve ne Tiranë. Pse???!!! Sepse nuk vendoset rregulli dhe aq më pak nuk mund të edukohet shoqëria vetëm me mjete komunikimi ne distancë dhe as me aksion duke i kërcënuar me burg. Kjo nuk ka ndodhe as në diktatura. Jo. Nëse komunikimi për rregullat e detyrueshme mund të jetë i paalternative të behet ne distancë për të shmangur efektin e befasisë;pas befasisë miratohen ligje e hartohen rregulla paralel me to (protokolle) të shkruara dhe të detyrueshme për te gjithë palët (shtetin dhe subjektin privat apo shtetëror) me të drejta dhe detyra reciproke. Po, ky është shteti, Në të kundërt edhe lehtësia qe të krijon teknologjia kthehet në te kundërtën e vet. Tepër është tepër.

q.s. 29. 04 .2020