Ishte një ditë e keqe për ata që kishin menduar të prisnin flokët, në këto kohë kufizimesh kundër përhapjes së koronavirusot, pasi policia zbuloi dy parukeri të paligjshme në Gjermaninë Jugore.

”Klientët u kapën në bodrumet e dy ndërtesave në Miltenberg, pasi policia ishte futur në këto parukeri, aktualisht të ndaluara pas masave antikoronavirus”, tha një zëdhënës i policisë.

”Të dy parukeritë nëntokësore ishin pajisur me mjete profesionale”, shtoi ai.

Dy persona kishin qenë në pritje për një prerje flokësh në Elsenfeld, ndërsa oficerët kapën një person tjetër të ulur në karrigen e parukierit në Moemlingen.

Kishin qenë banorët aty pranë ata që kishin njoftuar policinë për sjellje të dyshimta.

Të tre personat janë duke u hetuar nën dyshimin e shkeljes së legjislacionit të kontrollit të sëmundjes gjatë pandemisë.

Prokurorët po shqyrtojnë nëse parukierët kanë një biznes të regjistruar apo ajo.