Rrëzimi i ‘qeverisë së shpresës’ dhe ‘formimi i qeverisë e së keqës’,… gjegjësisht përafrimi në distancë i LVV-së me PDK-në në njërën anë dhe dhe kontrabandimi i vullnetit të elektoratit të LDK-së tek partitë e vogla, por shumë të deshtuara në qeverisjen e vendit në anën tjetër, paraqet fundin më të tmerrshëm të iluzioneve për ndryshim!
Deklarata e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli se “LVV i ka dërguar ftesë PDK-së për një koalicion të mundshëm”, është vazhdimësi e deklaratave të mëhershme të Glauk Konjufcës “për konstruktivitet të PDK-së”, e cila nënkupton përafrimin e këtyre dy subjekteve me ideologji të njëjtë politike.
Bashkimi i PDK-së me LVV-në paraqet bashkimin më natyral të LP-këistëve të djeshëm në një front të përbashkët kundër të djathtës shqiptare, i cili do të rezultojë me profilizimin e skenës politike në përgjithësi.
Ky bashkim i dy subjekteve të përafërta me njëra-tjetrën, do të bëjë, që të pakënaqurit e dezertuar nga krahu i djathtë në këto parti, të kthehen në origjinën e tyre ose të konvertohen në neokomunist të rinjë.
Në anën tjetër, edhe subjekti më i vjetër i skenës politike kosovare, LDK-ja e mbërthyer nga strukturat e vjetra komuniste, lakmitarët e pushtetit dhe matrapazët politik, patjetër duhet të reformohet shpejtë, në të kundërtën rrezikon tkurrjen enorme të saj.
Partitë e vogla do ta kenë më të vështirë ekzistencën e tyre pas profilizimit të ri politik.
Kulmi i zhgënjimit qytetarë
Zhvillimet e fundit politike në vend kanë shkaktuar kulmin e reagimeve dhe zhgënjimin e qytetarëve në të gjitha partitë aktuale.
Derisa në gjithë botën e civilizuar ka reflektim pozitiv të forcave politike dhe vazhdim të mandatit të qeverive aktuale për tu përballë me armikun e pa dukshëm të ashtuquajtur “Covid-19”, tek ne në Kosovë po ndodhë e kundërta, të gjitha partitë politike pa dallim, pozitë dhe opozitë, po e shfrytëzojnë situatën e pandemisë për të bërë luftë politike kundër njëra-tjetrës, për të mbajtur apo marrë pushtetin nën tentativën për t’u bërë sundimtar apsolut në koloseumin e quajtur Kosovë.
Sjellja e papërgjegjshme dhe lufta e ashpër për pushtet e klasës aktuale politike në një gjendje të rënduar në ballafaqim me pandeminë globale COVID-19, ka irrituar tejë mase qytetarët e vendit, të cilët pamëshirshëm do t’i ndëshkojnë të gjitha pa dallim në zgjedhjet e radhës kurdo që të mbahen ato.
Alternativa e re politike, shpresa e fundit për ndryshim
Nga ato që ceka më sipër dhe ato që pamë, dëgjuam dhe përjetuam ditëve të fundit, janë dëshmi e mjaftueshme për nevojën imediate të ngjizjes së një alternative të re politike, të pandikuar nga partitë aktuale, përkatësisht të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni endemik.
Thënë ndryshe, skena politike ksovare ka nevojë për një parti të re politike, e cila i dërgon në pluhurin e harresës partitë aktuale.
Lindja e një alternative të re politike do të ringjallë shpresat e qytetarëve për jetë në këto troje. Vazhdimi i “status quos” me të njejtat parti dhe lider që thyen shpresat për jetë në këtë vend, do t’i bëjë qytetarët akoma më të pa interesuar për të qëndruar në atdheun e tyre.
Nuk është koha për akuza dhe kundër akuza, as për sharje e fyerje, as per heshtje dhe stagnim, por për meditim, reflektim, vetëdijësim dhe ndërgjegjësim qytetarë, është koha per besim në zot dhe atdhe, për dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, për unifikimin e forcave progresive për çlirimin e shpirtërave të robëruar nga mashtruesit e intrigantët, demagoget dhe diktatorët e veshur nën petkun e demokracisë.
Alternativa e re për të cilën angazhohem, do të jetë një forcë e re politike e cila në asnjë rrethanë nuk do të bëhet pjesë e këtij sistemi të antivlerave.
Alternativa e re e ndryshimit politik në vend, nuk do të bashkëpunojë me asnjëren nga partitë aktuale të skenës politike, por do të angazhohet për bashkëpunim me të gjitha forcat progresive dhe elektoratin e të gjitha partive politike.
Elektorati kosovarë i shpërndarë në subjektet eksistuese janë qytetarë të ndershën të këtij vendi, janë vëllëzërit e motrat tona gjithandej Kosovës dhe në Diasporë .
Ky elektorat i shpërndarë në subjektet ekzistuese nuk duhet të përdoret edhe më tutje për llogari të partive të dështuara politike dhe për interesa meskine të liderëve partiak dhe grupeve tjera të interesit.
Të mos bëhemi mbështetës dhe as simpatizant të partive të dështuara politike. Do të jetë e pafalshme për ne, nëse i mbështesim në garën për pushtet këto parti dhe këta liderë matrapaz që kontrabanduan vullnetin tonë për 2 dekada rresht, nga njëra parti tek tjetra.
Kosovën nga “Coronavirus”-i do ta shpëtoj Zoti, nga klasa e matrapazëve politik duhet ta shpëtojmë ne vet.