Sa e lodhshme dita në ngujim virusal

Ndërsa mendimet dalin rrugëve të botës

Humbin ledhave ,brazdave të gjata, pa kthim

Pa orar e njoftim…

 

E një zile telefoni nga larg

Trembi kujtesën e ikur deri në qiell

E pastaj qetësohem kur zërin dëgjoj

“O ku je vëlla,o mik i mirë?!”

Ky zë më erdhi pikërisht mes leximit

Të poezisë“Flaut Vertebrash” të Majakovskit

Mes atyre vargjeve prekëse, ku zemra rrihte shpejt

Ai zë i ëmbël , mbushur mall më depërtoi thellë

Një  dridhje që njohu shpirti  i përmalluar

Atë zë gëzimi  të fshehur skutave të trupit

Tash  njëzet vite rresht….

 

Pastaj malli im flet vetë:

“Ku të kam o zë zemre,ku ke humbë,ku je mbështjellë

Shkoi koha e vdekja po vjen,si u harruam,ku të bëjmë vend?!”

Qeshi ,me shpresë duke thënë:”Lufta na zbrazi

“Corona virusi” ndoshta na mbush mend”

Më foli me dridhje zëri,me vajin që e ngërthen

Telefoni ra mbi tryezë, humbi dënesja e shurdhër

Në kujtesën e shtrenjtë për njëri-tjetrin…..

 

LAJMET E VDEKJEVE

 

Lajmet në mbrëmje raportojnë vdekjet

“Nga corona virusi” vdiq një plakë 7o vjeçe”

Kishte  probleme të tjera,nuk e përballoi dot

Sikur të ishte ngopur me jetën

Mbet’ kuptimi i lajmit  për të ndjerën?!…

 

E dikush kur dëgjoi,u rrënqeth papritur

Sytë iu lagështuan me lot,ndjeu dhimbje

Kujtesa shfletoi shpejt në librin e jetës

Vallë a mund të jetë ajo,e kam dashur shumë

Tridhjetë vite më parë , bashkëmoshatarë

Po për mua kush do ta ndjejë lajmin i pari

Kush do të qajë…

Gjakovë, Prill 2020