Do erna dimni t’vonueme
t’fjetuna nder shpella t’errta,
po bajne si t’qytetnueme
kryq e t’thur lagjeve t’zbeta.
Fishllojne sa mendt t’i qesin
t’idhnueme n’t’randin gjume,
tuten mos borxh po mbesin
s’dvetin t’hane as t’shtune.
Njerzia trusun nder vatra
n’gji t’prrallave t’alarmueme
si ernat i lshojne me t’katra
deshirat e keqdallashueme.
Presin dashnia me u kthye
shpellat mos t’i ruejn erligat
cka mbrapsht dje paten krye
m’e ndreqe, pa mrri shtrigat.
Lissus,05.04.2020.