Ti bamires, ti biznesmen, ti pasunar, qe ben bamiresi, qe dhuron per te varferit, per te semuret, per te pamundurit, mos dil e mos llomotit neper televizione e neper gazeta se nese e ben kete ti po ben biznes. Ti nuk po ben bamiresi, ti po paguan televizionet e gazetat qe te te bejne reklame. Qe ti te besh mbase edhe kariere, et ngjisesh shkallet e fames e te lavdise…
Ti po jep leke, a miell, a makarona, apo nje paisje apo ku ta di cfare per ti bere reklame vetes, per te poshtruar e nenshtruar perfituesit qe ua jep ndihmen, per ti talle ata, per ta nxjerre veten shpetimtar, burre te mire apo grua te mire.
Nese vertete je bamires, nese vertete don te besh bamiresi, mos e shit kete si reklame, por le te mbetet bamiresi. Te mos e dije as dora jote e majte se cfare dha dora jote e djathte.
Po i poshtroni njerzit rende ju keshe bamiresa. Dhe mos mendoni se po ua zgjatni jeten apo po ua shtoni jeten apo po ua hiqni fukarallekun. Lereni perrallat e keto pazare.
Shihni modelet se cfare ben bota e si bejne njerzit qe dhurojne se na e shpifet duke poshtrue njerez…