ZHURMË NË ZEMËR
Tërë ditën e lume ngujuar
Duke dertuar me vetminë e vetmisë
Shikimet gozhduar në portën e oborrit
Përtej xhamit duke shikuar
Largë e afër ndjenjës së hidhëruar
Në pritje të hapjës së derës së hapur
Nga dorë vëllau,apo i afërt tjetër
Nga dorë e mikut të dashur
Ose zë piskë qielli:”a je këtu o burrë?….”
Shpirti nuk vuan pa e njohur vehten
E mendimet rikthehen sertshëm
Në dhomën e ngujimit virusial…
Nata vjen me ngarkesa tjera
Thyhen mendimet luginave të zeza
Fjalët varen këndeve të dhomës
Fshehur në rrjetin e merimangave
Ikin nga furtunë zjarresh,bërtimash nga brenda
Konfliktet ngelin të shkretëruara rrugës
Vetëm zemra e duron zhurmën e përplasjeve
Dashuria është ngrirë moti theqafjes së mendjes
Trokisni në portën time kur kaloni rrugës
Të qetësohet zhurmë e zemrës së lodhur.
Anise kurrë nuk e do dorzimin e nënshkruar…..
Gjakovë,
02.prill,2020
BORË MBI LULE
Bora mbi lulët e pjeshkës kishte rënë natën
Në mëngjes të strukuar dukeshin
Me shikimin kah toka,dhimshëm
Sikur kërkonin ndihmën time
Para ngrirjes,para renjes së dhunshme
Çfarë t’i bëja natyrës
Me rrëshqiten pika lotësh
Mllefshëm shfryej
“Ndaj njerzëve e kuptoj pezmin e Zotit,
Me lulet ç’farë pati që ju ngriu?….”
Pse ju quajnë “dashuri pranvere”-thash
Hyra brenda me dhimbje
Sytë mbetur në lulet e ngrira
Kujtim i kahershëm ngjyente permallimeve
Jeta ndryshon qëndrimet…..
Me “ligjin” e vet-darvinçe….