Një familje prej katër personash që nuk kishin asnjë problem të rëndë shëndetësor, kanë vdekur në mënyrë tragjike nga koronavirusi brenda një jave. Familja, nga Lombardia në veri të Italisë, e cila ka pësuar numrin e dytë të infeksioneve më të lartë dhe numrin më të madh të vdekjeve deri më tani, ishin nga qyteti prodhues i verës në Voghera. I pari që humbi jetën ishte Alfredo Bertuçi, i cili ishte në moshën 86 vjeç, të premten (27 Mars).Vdekja e tij u pasua me shpejtësi të dy djemve të tij, të quajtur si Daniele 54-vjeçar dhe 46-vjeçari Claudio.

Të dy thuhet se u sëmurën rreth 10 ditë më parë.Gruaja 77-vjeçare e Alfredos, Angela Albergati, e cila u trajtua në të njëjtin spital si anëtarët e familjes së saj, vdiq sot në mëngjes. Sipas mediave lokale, familja shfaqi të gjitha simptomat e zakonshme të Covid-19, duke përfshirë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Babai dhe dy djemtë e tij punonin si artizan të përpunimit të hekurit. Miku i familjes, Massimo Giovanni Fasano u shpreh se “kjo është një tragjedi e vërtetë. Ishin të gjithë të fortë e të shëndetshëm”. Antonio Riçiardi, me një agjenci funerale lokale deklaroi: “Një gjeneratë e tërë është shuar në dy javë. Nuk kemi parë ndonjëherë asgjë si kjo. Të vjen vetëm të qash”.