Qytetërimi i sotëm perëndimor, më madhështori i të gjitha kohëve. Më i ndritshmi, më i fuqishmi, më njerëzori. Papritmas zbulon dobësinë e vet të frikshme. I dridhen gjunjët përballë një virusi.
Viktimë e suksesit të vet? Harroi se nuk janë gjithçka konsumi, udhëtimet, argëtimi, të drejtat e homoseksualëve? Po në raftë një virus tjetër, shumë më agresiv? Një luftë që të përfshijë Europën?
Pas kësaj pandemie qytetërimi perëndimor duhet të riformatojë vetveten. Të ripërcaktojë disa përparësi. Asnjë standard nuk ka vlerë sa siguria e jetës.
Tiranë, 16 mars 2020