Unë sovrani yt, Atdhe, kam kaq ëndrra e dëshira të pamata
T’i njoh vitet e shekujt që kullojnë gjak prej plagëve
Ta njoh token e -palavruar me eshtra në brigjet e lashta
Njoh kullën e Nishit ndërtuar me kafkat e dardanëve.
T’i njoh vuajtjet, brengat, ëndrrat që s’të mbaruan kurrë
T’i njoh dëshirat dhe burrat që për ty sakrifikuan
T’i njoh edhe pushtetarët që sot për ty dalin në tribuna
T’i njoh edhe lakmitarët për pushtet që luftën harruan.
Ti njoh edhe ata që premtojnë e mashtrojnë
E premtimet dhena kurrë nuk i mbajnë
Ua njoh nënave gjamat për bijtë që iu mungojnë
Edhe pas njëzet viteve dëgjoj klithje, gjamë e vaj.
E këtu bëhet luftë për pushtet, për karrike e poste
E sovrani qan vajton e piskon si një një xhungël e egër.
Eh, Atdheu tim e kanë kapur dërdëllisit prej dore
E morën mediokrët, despotët që duken si bajlozë pa emër
Antikombëtar.
-Nga Gjermania, Mars 2020-