Kryetari i PDK-së Kadri Veseli mbrëmë vonë ju drejtua opinionit publik kosovar në lidhje me krizën e re politike. Pavarësisht se nuk ju shmang retorikës politike, la më kuptua se PDK ishte ekuivoke në lidhje me qëndrimin përfundimtar. Kur i thonë tha gjithçka kundër të dy partnerëve ne koalicion dhe veçmas kundër Kryeministrit Kurti të cilin e kryqëzoi si antiamerikan, por gjithsesi la një derë hapur. E pikërisht kjo derë është ajo që Kadri Veselin mund ta shndërrojë në burrë shteti . Ky është shans që ne politikë të vjen rrallë në dorë. Dhe cili është ky shans?. Pa pik dyshimi vendosja e PDK-së në pozicion rremih. Ky është pozicioni që i duhet me shumë se çdo gja sot për sot Kosovës. Ky është qëndrimi me i drejtë për situatën, por edhe të rikuperimit të krediteve politike të veta dhe të PDK-së. Pozicioni pro nismës të Isa Mustafës do të ketë konsekuenca për Kosovën për të sotmen dhe te ardhmen. Ajo është aventurë edhe për vetë PDK-në, kujtoni gabimin (Maj 2017) që aq rëndë i kushtoi në lojën per rrëzimin e qeverisë Mustafa. Durim sepse përgjegjësi kryesor i krizës Albin Kurti dhe shkaktari Isa Mustafa aty janë. Edhe presidenti po aty e keni.
Pra shansin e ka në dore Kadri Vesli i cili për interesin jetik të shtetit Kosovës në ketë kohë kritike por edhe kredibilitetin e tij dhe të PDK-së duhet tu a djegë letrat në dorë Isa Mustafës pse jo edhe Presidentit Thaçi (nëse janë të vërteta akuzat ndaj tij si projektues dhe menaxher i saj). Kjo situatë e re politike, vetëm në dobi të interesave strategjike të shtetit të Kosovës dhe ato kombëtarë nuk është. E kundërta është e vërtetë: Ajo shkon në interes të Vuçiçit dhe Serbisë kushdo qoftë prapa saj, qoftë edhe Grenel.
Koncepti se do ta bëjmë mike SHBA-në duke gjetur armiq brenda Kosovës, në përmbajtje është e pavërtetë, në praktikë është lojë pushteti e pistë. Ne thelb është tërësisht kundër interesave shtetërore të Kosovës. Në esencë është e ulet dhe shpërfaq karakter të dobët. Si produkt përfundimtar brenda harkut politik kosvar do të ketë rritjen e fuqisë politike të Albin Kurtit, dobësim të PDK-së dhe shkërmoqje të LDK-së. Nëse dikush mendon se Kosova do të hyjë në negociata finale me Serbinë me qeveri teknike apo cila do qoftë pa shkuar përsëri në zgjedhje kjo do ti vulosi përfundimisht si keqbërësit më të mëdhenj të shtetit të Kosovës dhe interesave kombëtare të shqiptareve. Esat Pasha dhe Rrahmna Morina do të bien nga piedestali. Edhe nëse ka zyrtarë të lartë amerikanë që e mbështesin një variant të tillë kjo thjeshtë është çështje lobimi serb. Nuk besoj se kjo mund të ndodhë. Besoj fort se Amerika dhe interesat e saj janë shumë më të mëdha se disa zyrtarë. Prandaj politikanë kosovarë, hiqini dorë nga kjo sjelle e ulet politike e trashëguar nga titizmi. Kthejuni interesave te shtetit dhe popullit të Kosovës. Si erdhi kjo pune, letrat e mira i erdhën në dorë Kadri Veselit për ta luajtur lojën politike kosovare – pas. Pasi ne ketë situatë i siguron mbajtjen ne dorë të letrës kyç për lojërat pasardhëse. Kjo do ta nxirrte gjithë betejën aventurë – rrëmih. Nëse ka guximin dhe largpamësinë kjo mënyrë loje do te jetë fitore për Kosovën por dhe do ta formatojnë si fitues e si burrë shteti. q.s. 21.03.2020