Teksti i Mocionit për ta rrëzuar Qeverinë Kurti qenka ndryshuar duke iu hequr paragrafi për “TAKSËN 100%”, për mallrat serbe të cilën po e kërkon Ambasadori Grenell dhe Amerika.
Isa Mustafës, kaq i ha palla për Amerikën, ai është në krye të misionit për ta shkatërruar Kosovën ashtu siç e shkatërroi LDK-në. Prishjen e raporteve me Amerikën i kanë bërë strukturat e Titizmit Jugosllavë te cilat kanë shantazhuar qe 20 Vjet të gjitha proceset në Kosovë.
Isa Mustafa, është njëri nga ata komunista që e ka pas shkatërruar Autonominë e Kosovë për ta mbrojtur Serbinë, tash po ky Isa Mustafa, në krye të misionit, është duke shkatërruar pavarësinë e Kosovës për ta mbrojtur Amerikën?!… Pak si e çuditshme?!
Pse Isa Mustafa, që po e dujka Amerikën aq shumë, në marrëveshjen qeverisëse me Albin Kurti, nuk e paska kushtëzuar me kohë qeverisjen e përbashkët, vetëm nëse hiqet taksa ndaj mallrave serbe?
Por, çuditërisht në mocion u rishfaq edhe një TRADHTI e radhës, të cilën mund ta bëjë vetëm Njeriu i sëmurë nga ADRENALINA.
Kjo tradhti po bëhet hapur kundër Amerikës dhe kundër Kosovës, kundër kryesisë së LDK-së duke i manipuluar edhe deputetët e LDK-së, disa sish verbërisht po i besojnë këtij politikani i cili për 40 Vjet, qëlloi të mbetet vetëm në anën e errët të hënës.
Merreni me mend kush po na mbron sot Amerikën, Isa Mustafa, ai i cili në mocion për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, e sakrifikoi “TAKS!EN 100%”, dhe harroi miqësinë e tij me Amerikën?!.
Çfarë kuptimi ka mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, në këtë kohë kur e tërë bota po përballet me Pandeminë e Virusit Korona, dhe në anën tjetër po anashkalohet edhe kërkesa e ripërsëritur e Amerikës për ta hequr taksën kundër mallrave serbe?! NJË DREQ I MADH KA HY KËTU?!
Qytetarët, edhe për kundër gjendjes së pandemisë duhet të dalin në rrugë, nëse duan ta shpëtojnë Kosovën.
Komplotet e mëdha shtetërore bëhen sidomos në kohën e krizave të mëdha natyrore ose të sëmundjeve me përmasa të Pandemisë, siç është rasti me Virusin Korona!
Lus Zotin të mos jetë komploti vdekjeprurës i Pavarësisë së Kosovës.