Të famshëm, figura politike, artistë me famë botërore por edhe kompani dhe artizanë nuk mund të bëjnë më dot pa të.

A e dini pse? Ne ju sqarojmë arsyet se pse jemi bërë kaq të “varur” pas Instagramit.

Stimulon konfrontimin shoqëror (dhe kuriozitetin). Të gjithë jemi kuriozë të ndjekim “jetën” e personave të tjerë. Shfletimi i jetës së të tjerëve, shikimi nëse ata janë të trishtuar apo të lumtur, duke “spiunuar” atë që bëjnë gjatë ditës ose çfarë përmbajtje ata publikojnë tani është pjesë e rutinës. Është një mekanizëm mendor njerëzor dhe i kuptueshëm, konfrontimi shoqëror është i dobishëm për t’u rritur dhe reflektuar për veten.

Gjithmonë ka diçka të re. Kurdoherë që kemi kohë “joproduktive”, marrim telefonin dhe hapim Instagram-in. Kështu, automatikisht bëhet një gjest spontan dhe natyror që ndonjëherë duket se është më i fortë se sa ne. Mekanizmi psikologjik me të cilin Instagram gjithmonë ka përmbajtje të re mund të çojë në mos shkëputjen e plotë të mendimit nga media sociale.

Ne nuk e tolerojmë mërzinë. Pushimi i drekës? Le ta hapim Instagram-in. Pushim kafeje? Gati për të parë Instagramin. Aperitiv me miqtë? Sërish do ta gjejmë veten (nuk dihet se si) me telefonin në dorë për të parë Instagramin. Kjo ndodh sepse mërzia nuk tolerohet më. Sapo niveli i vëmendjes bie pak mbi atë që ne po bëjmë menjëherë duhet të riaktivizojmë atë duke marr telefonin.

Jemi në kontakt me të tjerët. Një studim në New York Times e konfirmon këtë: 78% e njerëzve të anketuar thonë se ndajnë foto në Instagram për të qëndruar në kontakt me njerëzit e tjerë. Ky kontakt do të filtrohet më pas në atë që se si në dëshiromë që të tjerët të na shohin. Fuqia e Instagramit qëndron në shfaqjen e personit që ne dëshirojmë të jemi. Për këtë arsye gjithmonë duhet të mendohet se profili shoqëror korrespondon vetëm me një pjesë të realitetit.