Nën atë shkëmb
një ëndërr u shua,
një ëndërr bjeshke
në Munellë.
Në humnerën treqind vjeçe
tash nuk duket asgjë,
veç vaji
i treqind krojeve të bjeshkës
dhe një përrua lotësh,
mbuluar më lëmyshk
dhe gjethe pemësh,
e në tri kodra
përballë njëra tjetrës,
vajtojnë si dikur motit,
tre skifterë.
Vasha u ringjall,
e vdekja iu tret
në një ujëvarë.
Përmbi shkëmb
një zanë,
shpirtrat
e vrasësve të saj
mban peng.