Avioni qe i vogel, 14 vendesh. I porositur (çarter), nga Komuna e Ankones per delegacionin tone. Ne Itali do te behej nje binjakzim me Ankonen si dhe do te zhvillohej nje simpozium i madh shkencor mbi historine e vjeter te vendeve te Mesdheut, (ku referonin shkenctare nga 18 vendet qe lagen nga Mesdheu).
Moikomi qe zv/ Minister kulture, dhe mbajti nje teme qe u pershendet gjate. Ndersa une atehere (viti 1991) isha shefi me i ri i kultures ne Shqiperi, me i riu ne delegacion dhe po me i riu ne simpoziumin shkencor.
Qe nga ajo kohe jemi miq. Dhe kemi diskutuar shpesh mbi dhjetra e dhjetra tema, ku jo perhere kemi qene dakort me argumentat e njeritjetrit. Madje kemi punuar dhe bashke ne te njejten redaksi. Mbasi Moikomi u shkarkua nga drejtor i Muzeut Historik Kombetar, erdhi e punoi tek ne, ne gazeten “Koha Jone”. Ne ate periudhe Moikomi beri dhe parathenien e librit te tim biri GIRNIT, “Fjalor i muzikes moderne”, botim i Ombra GVG (Atehere Girni qe gjimnazist i vitit te pare).
Akoma vazhdojme te jemi miq me Moikomin. Ne nje nga keto dite folem per cilesine e letersise sone, madje dhe per disa nga semundjet foshnjarake te saj. Ama per nje gje qene dakort se “Shqiperia kulturore dhe letrare eshte shume me fisnike, me e sojme, me e talentaur dhe me e mire se sa Shqiperia politike”.