Zilja e shkollës e ndalka sot kollën
Se fëmijët nesër do mungojnë në oborr
Ikin vitet dhe ngadalë prekin kohën
Si zgjua bletësh për shtëpi fluturojnë
Me nota të mira është mbushur çanta
Gëzohet gjyshi sikur të ishte fëmijë
Në duart e nxënësve bien dhurata
Për notat e larta sot marrin shpërblim.
Rrugët boshe i shoh më të heshtura
Se gjumin nesër do ta zgjasë nata
E pushimi e rrit shtatin si filizë të freskta
Ne festat e dhjetorit kjo na u dashka
Sërish në janar do të gëzojnë pragjet
Trokasin në porta fatet e bardha
Me cicërima shkolle jeta na zgjatet
Kur me zhurmë e gaz sërish mbushet klasa.
-Nga Gjermania, fund-dhjetori 2019-