Është vendi ku ka shumë pak doktorë, dhe më shumë 100-vjeçarë se kudo tjetër.
Ishulli Okinava në Japoni ka marrë nofkën “ishulli i të pavdekshmëve”, pasi ka numrin më të lartë të qind-vjeçarëve në të gjithë Japoninë.
Më specifikisht, fshati Kitanakagusuku renditet i pari në vend për sa i përket jetëgjatësisë së grave. Por çfarë ka ky ishull që njerëzit jetojnë aq gjatë dhe pa mjekë rrotull?
Familjarët i quajnë qind-vjeçarët “thesar”. Katër parimet që kanë pleqtë në këtë ishull janë:
1, Ushqimi i mirë, 2, veprimtaria fizike, 3, ndihma ndaj vetes për të qenë mirë, 4, dhe ndihma ndaj të tjerëve”
Banorët thonë se merita e jetëgjatësisë është e grupeve të ndryshme që i bën anëtarët të bashkohen herë pas here në festa, veprimtari fizike, dhe shoqëri të këndshme.
“Ç’kuptim ka të jetosh gjatë nëse s’ke me kë t’i shijosh ato vite?”, thotë njëra nga 100-vjeçaret, e cila krenohet që ka shumë shoqe dhe që i takon rregullisht.
Shëndeti shpirtëror është po ashtu i rëndësishëm, gjë që mund ta bësh vetëm ti, si një mision personal, dhe që është pjesë e “ndihmës ndaj vetes”, dhe kjo arrihet nën shoqërinë e të tjerëve.