Po afrohet edhe nje pervjetor pa mikun tim , intelektualin , luftetarin e shquar , bashkepunetorin
e ngusht te presidentit, Rugova, Smajl Hajdaraj.Ata qe e vrane, e vrane nje pjese te lirise se Kosoves.
Ata qe e vrane , e vrane edhe pavaresine e saj,
per te cilen u anagazhua gjithë jetën , me familje .
E kobshme ishte dita e 17 janarit, kur hienat e nates, e vrane para deres se baneses së tij,
në lagjën Fidanishte
në Peje.Lajmi per vrasjen e Smajlit u hap rrufeshem, së ishte vrarë deputeti i parë i Kosovës
së lirë.Ishte vrarë komandanti i luftës për Rugovë.Ishte vrarë njeriu
i një Kosove e cila u errësua
nga vrasjet e pas luftës .
U vranë shume dhe vdiqën në Janarin e historisë së dhembjës dhe krenarisë tonë kombëtare.
U vranë njerëzit e devotshem që lufuan për shtet dhe për komb.Smajl Hajdari nuk i mungon vetem familjes
, ai i mungon Kosovës dhe shqiptareve .Nuk kam mundesi lexues te nderuar dhe ju
te gjithe qe e keni njohur dhe dashur, Smajlin pa e permendur faktin,
se ai, sa kam punuar në Zyrën e Bota Sot, në Pejë,
rregullisht më kishte vizituar , kur shumë kush e kishte dronë ta bënte një gjë të tillë.
Me vizitonte vetëm , por edhe më miqët e mi dhe te tij, Nazmi Lukaj, Tahir Cukaj e Naim Kelmendin.
Smajli ishte i dashur, ishte i qiltër, tolerant, ishe burr burrash të trevës së Rugovës Kreshnike,
e cila gjthmonë i dha kombit njerëz të cilët më trimëri të rrallë e mbrojtën kufirin
e të parëve të tyre, dhe të Kosovës.Nuk e harrojë kurrë vizitën që ma kishte bërë
Smajli edhe në shtepi, kur edhe unë e kisha një kërcnim , nga ata që e përgjakën Kosovën
e pas luftës, duke lënë shumë familje pa më të dashurit e tyre. Me Smajlin , njeriu ka pasur
çka të bisedon.Ishte intelektual i kalibrit të lartë, ishte njeri më plotë vizion për
të ardhmën tonë. Vrasja e pa zbardhur deri më sot,si shumë të tjera, ishte
humbje e madhe jo vetem për LDK ku ja kushtojë
gjithë jetën, por ishte humbje për familjën , veprimtarët dhe mbarë kombin.
Edhe për ne shokët e tij, humbja e tij na tronditi në shpirt dhe në zemer, së mbetem pa
mikun e qmuar,
humbem njeriu që shumë e deshtëm dhe na deshti. Smajli po i
mungon edhe Kosovës. Per kwtw vigan liberator,ka njeriu shume çka të shkruan, së
vepra e tij ishte e madhe…E kujtojmë më nder dhe krenari mikun tonë,
që nuk është më në jetë-Smajl Hajdaraj.Nuk është , së jetën dhe të ardhmën ia ndanë në dysh do hiqa
që nuk do të gjejnë qetësi kurrë…Mallkimi i pret herdokur…Nuk vritën atdhetarët
si Smajl Hajdaraj, o ju të mjerë…!