Tradita shqiptare, e përcjellë brez pas brezi, ishte dhe mbeti mbledhja e burrave në «Kuvend», apo, në «Log Të Kuvendit». Në vitin 1990, reprezaljet serbe kundër mbarë popullit shqiptarë (me qëllim të spastrimit etnik si dikur Sanxhakun e Nishit), i detyroj burrat më të zgjedhur të kombit, ta vijojnë traditën e të parëve të tyre fisnik e të mblidheshin në «Log Të Kuvendit», të Verrat e Llukës, të prirë nga kuvendari i shquar, patrioti, njohësi e mbledhësi i folklorit shqiptarë, Anton Çeta.
Ky Kuvend i përmasave epike, konsiderohet si tubimi më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Rreth 500 mijë shqiptarë bashkohen në fushën e pajtimit me qëllim parësorë, pajtimin e gjaqeve, ngatërresave e mosmarrëveshjeve, me të vetmin qëllim: Bashkimin e popullit kundër armikut shekullor serb.
U pajtuan mbi 1800 gjaqe dhe rreth 30 mijë ngatërresa e mosmarrëveshje të tjera. Për mirënjohje të përjetshme për të gjitha ata që morën këtë nismë studentore nën udhëheqjen e plakut të urtë Anton Çeta, në Muzeun Historik Kombëtar mbajtur në Tiranë, revista «Mirdita» ndau çmimet dhe tituj nderi të dhjetorit 2019.
Çmimin me vlera të shquara kombëtare e pranoj zonja Donika Çeta (e bija e të madhit Anton Çeta).
Donika Anton Çeta & Isa Maloku