Fluska mendimesh të përmallta
Të shikonin rrugëve,këndeve të qytetit
Bebzave preftonin të lagura kujtimet
E,ti Baclok,
Bisedoje me shpirtin mbetur vargjeve
Buzët të lëviznin e zë nuk dëgjohej
Yll i mbushur lot me zemrër të plasur
Më humbëshe turbullirës së shikimit
Etjeve të rreshkura në vargun tënd
Pastaj të pava në “Skropion”, ulur
Në këndin ku uleshe përherë
Kafenë e pije mendueshëm
Shpirti m’u dalldis gëzimeve të djegura
Ofrohëm pranë teje përkulur
Plot zjarr malli si dikur
Hija jote iki gjithësisë,
Ushtimë dëgjova…
Kafeja mbeti e përgjysëmuar
Mbeta i zhgënjyer me dhimbjën flakë
Zemra çarmatosi sytë e mallit.
Në “Letrën e Binak Bregut Evropës”
Mbështillet kujtesa nëpër shekuj
Sytë lotojnë në vargje tuaja
Zjarrishtë e kohëve përlvluse…
Gjakovë,
11.11.2019