Letonia ka nderuar dy dëshmorët shqiptarë që humbën jetën pak muaj më parë.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
“Në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët tanë major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj. Lavdi përjetë!” shkruan Xhaçka.
Majori Klodian Tanushi dhe nëntetarja Zarife Hasanaj u ndanë nga jeta në mëngjesin e 6 majit, në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive.
Zarife Hasanaj humbi jetën në vendin e ngjarjes menjëherë pas shpërthimit, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital.
Trupat e tyre prehen në “Varrezat e Dëshmorëve”, në Tiranë.