Me datën  13 nëntor 2019 ne prindit e  fëmijëve qe  vijojnë mësimin  ne  shkollën fillore Xhafer  Nikioçeviq ne Guci kem  vendos te bëjmë protestë para shkollës  sëbashku me fëmijë tanë. Te indinjuar  thellë  për shkak se  si mbas  rregullave   fëmijëve duhet te kenë transport  nga shkolla  dhe ne shtëpi dhe anasjellas, transport ky i garantuar nga Ministria  e Arsimit ne lokalitete jo shqiptare per fëmijët tan  është jo funksional dhe i nëpërkëmbur. Vogëlushët tan ne  gjithë këto kushte te renda atmosferike po detyrohen qe rrugëtimin e tyre gjere ne shkollë ta bëjnë ne këmbe sikur te ishim ne shkullin e kaluar. Andaj si rrjedhojë ne  prindërit po detyrohemi qe fëmijët tan ti bartim ashtu se si kemi mundësi, ku shpesh po ndodh qe fëmijët  te vonohen dhe te mos pranohen ne vijim te mësimit te rregullt. Ne si banor dhe taksapagues kërkojmë nga institucionet përkatëse qe te ndërmerret diç ne këtë aspekt, ose përndryshe jemi te detyruar qe edhe pak fëmije  shqiptar qe kanë mbetur te ua ndërpremë mësimin.

Te dashur prindër ejani me 13 Nëntor 2019  ne ora 8 te mëngjesit te ngrisim zërin e protestës, si prindër po edhe si banor shqiptar qe fëmijëve tan tu sigurohet edukimi dhe shkollimi i sigurt i tyre.