Përbërësit:
15 qepujka
400gr gështenja të qëruara të pjekura
pak trumzë të tharë
2 thelpinj hudhër
gjokset e 1 gjeli
vaj ulliri
1/4 filxhan lëng mishi
2 lugë mustardë
kripë, piper
Përgatitja:
Hapni filetot e gjoksit të gjelit, i rrihni deri sa të arrijnë në 1cm trashësi. Spërkatini filetot me vaj ulliri, kripë, piper dhe në fund i lyen me mustardë.Gatuani në pak lëng pule qepën, hudhrat dhe më pas gështenjat, për 10min.
Vendosni brenda mbushjen prej gështenjave, qepujkave dhe hudhrave. E bëni role dhe e lidhni me pe gatimi.
Vendoseni në furrë në temperaturë 185 gradë C për 25min. Herë pas here i shtoni pak ujë në tavë. Shërbejeni me gështenja, patate ose pak përshesh.