– Krisobulë  e  carit  Stefan  Uroshi  III,   me  të  cilin  themelon        Manastirin  e Deçanit  në  Pejë  dhe  e   pajis  atë  me  pron , bujkrobër  dhe  të  drejta  të  ndryshme  feudale –

… Fillova të ndërtoj shtëpinë e Zotit  perëndisë  sime pandokrator  dhe, mbasi e  ndërotva, e  stolisa  me  gjithëfarë bukurishë  të  brëndëshme  dhe  të  jashtëm dhe  caktova  igumenin e  saj,  vendin  e  përbashkët  të  murgjeve  të  tij, duke marrëbekimin e Zotit dhe atit kryepeshkop Danil dhe të gjithë peshkopëve  dhe  të të gjithë  sinodhit  të  Sërbisë…

… Dhe  unë  mbreti  i  dhashë  pandokratorit  malet  që  gjenden mbi  Deçan , të gjitha ato që kishin  mbetur  pas  krisobulës së Malittë  Shenjtë dhe  të Gradecit . Po këtu bleva edhe Ujezden (1)  për 300 dele me qëngja  dhe  i  bashkova  me  Malet e Altunit (2)  dhe i  kufizova  të  gjitha  këto  male me kufijtë  e  Malit  të  Shenjtë dhe  të  Gradecit  dhe  në  këto  male  të  mos  ketë pjesë  as  fisnik , as  vllah, as  shqipar, me përjashtim  të  atyre  që  lejon igumeni  dhe unë  mbreti  bashkova të gjitha mallet që u kishin mbetur kishavedhe ia dhurova  pandokratorit...(3)

__________________

1.  Bjeshka  e  Ujezës , Shipshan në Malësinë e Gjakovës(Tropojë).

2 Në   Malësinë   e  Gjakovës                (Tropojë).

3. Burime  të  Zgjedhura  për  Historinë  e  Shqipërisë.  ( shek. VII – XV ). Vëllimi  II.  Tiranë , 1962.  fq. 139. /  Novakoviç ,  Zakonski,  spomenici.  Fq.  646 – 645 . Origjinali  sllavisht /.