20 MARS: NË KUVENDIN E KOSOVËS, SEANCA PËR VOTIMIN E DEMARKACIONIT ME MALIN E ZI

Kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj  ka thënë sot se seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet të martën që vjen, më 20 mars 2018.

“Pas konsultave me grupet parlamentare me partitë politike për të marten, në ora 2, do të shkojmë me seancën për Demarkacionin. Të gjithë deputetet e Kosovës janë të Kosovës dhe ka prej tyre jam i bindur që me votën e tyre të lirë do të përkrahin Demarkacionin që respekton tërësinë territoriale në këtë rast dhe zhbllokimin apo heqjen e izolimit”, tha Haradinaj sot në hollin e Kuvendit.

I pyetur se a i kanë sigurt votat për kalimin e Demarkacionit ai tha “Seanca është të marten, besoj në ora dy, dhe do ta shohim bashkë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj u ka thënë gazetarëve se deputeti i Listës Serbe Adem Hoxha me të cilin është takuar dje i ka thënë që nëse mbetet vetëm tek vota e tij do të votojë pro Demarkacionit.

Marrëveshja për Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi i jep këtij të fundit 82 kilometra katërore sipërfaqe të territorit të Kosovës.

Ka disa vite dhe shumë séanca plenare që Kuvendi i Kosovës nuk e voton Demarkacionin me Malin e Zi.