Do vijë një ditë,
do jem i shtrirë
Në arkivol sajdisur mirë.
M’i mbyllni sytë,
gojën shtrëngoni
Krahët si kryq m’i kryqëzoni.
Lini çdo punë për orën time
Të më përcillni me nderime
Një dorë me dhe, do marr me vete
Dy fjalë për fisin a për vete.
Dikush mallkon, dikush lëvdon, Se ndryshe jeta nuk kalon
Do thoni; iku, na la shpejtë,
E donte pijen dhe mezetë.
Po unë u them pa herezi
Shijoni jetën miqtē e mi
Po u larguat nga kjo jetë,
Të gjithë ta vënë një epitet…