Përbërësit:

300 gr miell

400 gr sheqer

750 ml ujë

75 ml vaj ulliri

2 shkopinj kanellë

5 fara karafili

1 ugë çaji ekstrakt vanilje

kripë

Përgatitja: 

Këtë recetë niseni duke përgatitur fillimisht shurupin.

Zgjidhni një tenxhere mesatare dhe në të shtoni sheqerin, ujin, pak kripë, shkopinjt e kanellës bashkë me farat e karafilit. Lërini këtu përbërës të ziejnë në zjarr mesatar, kur uji të fillojë të vlojë dhe të nxjerrë bulëza lëreni edhe një minutë, më pas mund ta hiqni tenxheren nga zjarri.

Ndërkohë vendosni  një tigan të thellë në zjarr mesatar dhe në të hidhni vajin, miellin të cilët duhet t’i përzieni vazhdimisht me një lugë druri. Pasi mielli të jetë skuqur dhe të ketë marrë ngjyrë kafe, si hallva e zakonshme hiqeni edhe tiganin nga zjarri.

Kthehuni sërish tek shurupi që përgatitët më parë dhe hiqni kanellën bashkë me farat e karafilit. Më pas shtoni në të ekstraktin e vaniljes dhe përzieni për disa sekonda. Merrni me kujdes tenxheren ku ndodhet shurupi dhe shtojeni pak nga pak tek mielli i skuqur apo hallva që përgatitët më parë.

Vëreni sërish tiganin e hallvës në zjarr duke e përzier, derisa të krijohet një masë e trashë shurupi dhe hallve. Kur të shikoni që kjo masë po mpikset dhe trashet, hiqeni nga zjarri dhe bëni gati një enë rrethore me formë dhe madhësi 20 cm.

Lyejeni enën me pak vaj në të gjithë sipërfaqen e saj dhe më pak hidhni brumin që përgatitët më parë. Lëreni të ftohet 30 minuta në temperaturë ambienti dhe kur të jetë trashur kthejeni në një pjatë në mënyrë që të ruhet forma e enës.

Në fund futeni kekun tuaj në frigorifer edhe për 30 minuta të tjera në mënyrë që të mpikset plotësisht. Më pas mund ta shërbeni sipas dëshirës duke e spërkatur me pak kanellë sipër.