Testi i praktikës për marrjen e lejes së drejtimit në Shqipëri do të monitorohet 360 gradë me audio dhe figurë.
Testi i praktikës për marrjen e lejes së drejtimit në Shqipëri do të monitorohet 360 gradë me audio dhe figurë. Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve njofton se krahas këtij monitorimi, do të ketë transmetim “livestream” në kohë reale, gjurmim me GPS i vendndodhjes dhe trajektores së përshkuar, si dhe menaxhim e analizë video.
Në këtë mënyrë, sipas DPSHTRR-së, testimi bëhet edhe më transparent dhe objektiv.