Me keqardhje mora lajmin për dorëheqjen e parevokueshme tëkryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj. Kjo është hera e dytë që ai jep dorëheqje nga kryeministri, ndërsa hera e tretë qëpo ballafaqohet me drejtësinë ndërkombëtare. Dorëheqja e Haradinajt lidhet me sakrificën e madhe që bëri ai dhe familja e tij për më tepër se dy dekada si çlirimtar dhe si ndërtues i shtetittë Kosovës.
Ai, në fund të mbledhjes së sotme të qeverisë, tregoi karakterin e tij të lartë që ka për popullin dhe shtetin e Kosovës:” E kamvlerësuar se nuk mund të paraqitem si kryetar i qeverisë dhe ta ruaj nderin e kryetarit të qeverisë dhe të shtetit“. Me këtë z. Haradinaj, edhe kësaj here, dëshmoi se para vetes dhe familjessë tij qiti popullin dhe Kosovën.
Vetëm një njeri i tillë me ideale të larta do të tregojë se sa irëndësishëm është populli dhe shteti, para çdo gjëje tjetër, dhepara sakrificës së tij.
Haradinaj para drejtësisë ndërkombëtare, në dy gjykimet e tij, kavërtetuar se lufta e UÇK-së ishte e pastër.
Harry Bajraktari
19 Korrik, 2019