Pavarësisht ritmit apo hapave të kërcimit, ndërsa dielli perëndon në Penian, kryeqytetin e Koresë së Veriut, banorët lokalë, mblidhen çdo të diel në parkun Moran, për të kërcyer nën tingujt e muzikës folk.
Koreja e Veriut është shteti më i izoluar në botë dhe copëzat e jetës prej jetës atje, zakonisht ofrohen me kursim dhe përzgjedhje nga agjencia shtetërore e lajmeve.
Ndërsa bota ka një panoramë gri për vendin, regjimi përpiqet herë pas here të sjellë një tjetër imazh. Dhe pamje të tilla, janë të rralla dhe mbartin në vetvete edhe një mesazh, “në Korenë e Veriut, njerëzit janë të lumtur”