Bregdeti i Adriatikut u godit nga një mot i ligë të mërkurën ku shumë njerëz në Pescara, Itali, u lënduan nga kokrrat e breshrit që ishin të madhësive sa një portokall dhe 200 pisha historike u u rrëzuan afër Ravenna. Në pjesë tjera të Italisë pati edhe vërshime.

Së paku 18 persona, përfshirë edhe një grua shtatzënë, u lënduan nga kokrrat e breshrit në Pescara. Viktimat u dërguan në qendrën emergjente të qytetit.

Gruaja shtatzënë pësoi lëndime në kokë dhe fytyrë, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Të tjetër pësuan mavijosje dhe lëndime tjera, kryesisht në kokë, dhe të gjithë u desh të qepeshin.

Breshri shkaktoi dëme në vetura, duke ua thyer xhamat, si dhe kulmet në rezortet turistike.

ANSA raporton se rrugët “janë shndërruan në lumenj” në disa zona në qytetin Abruzzo.

Kryebashkiaku i Pescaras, Carlo Masci, tha se rrugët në qytet janë të pakalueshme pas stuhisë së shiut dhe breshrit. Ai tha se “ky fenomen ishte i jashtëzakonshëm”.

“Qyteti është i pakalueshëm. Zjarrfikësit dhe punëtorët e këshillit janë të gjithë në rrugë, por nuk po mjaftojnë për t’u ballafaquar me emergjencën”, tha Masci.

Edhe spitali i qytetit u vërshua nga të reshurat atmosferike dhe operacionet në të u ndaluan.

Ndërkaq, Antonello Pasini, fizikan, tregon pse Italia është bërë më e ekspozuar ndaj ngjarjeve klimatike kohëve të fundit.

“Kohët e fundit, Italia ka qenë gjithnjë e më e ekspozuar ndaj ngjarjeve klimatike ekstreme sepse i ka munguar mbrojtja natyrore që krijohej dikur nga anticikloni i Azoreve”, shpjegon Antonello Pasini, fizikan i atmosferës në CNR (Qendra Kombëtare e Kërkimit)