Ashtu siç u paralajmërua, Francesco Totti ka mbajtur konferencën për shtyp në të cilën ka njoftuar largimin nga Roma.
Totti edhe zyrtarisht e ka lënë rolin si drejtor i ‘Giallorossit’, duke rritur distancën mes tij dhe pjesës tjetër të hierarkisë së tyre
Totti kurrë nuk e fshehu zhgënjimin e tij pasi nuk iu ofrua një kontratë të re dhe duke e ‘detyruar’ të pensionohet në vitin 2017, por filloi një eksperiencë të re si drejtor, duke punuar së bashku me Monchin.
”Nuk ishte faji im sepse kurrë nuk kam pasur rastin të shprehem vetë. Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në një projekt të mirëfilltë teknik. Në vitin e parë, kjo mund të ndodhë. Në të dytën, e kuptoja atë që dëshiroja të bëja dhe kurrë nuk u mblodhëm bashkë, asnjëherë nuk ndihmuam njëri-tjetrin”, shpjegoi Totti arsyet e largimit.
”Ata i dinin qëllimet e mia dhe atë që dëshiroja, t’i jepja aq shumë këtij klubi dhe ekipi, por ata kurrë nuk donin që unë të bëja një gjë të tillë, me gjithë sinqeritetin. Ata më përjashtuan nga çdo vendim”, u shpreh tejet i zhgënjyer ikona romake.