Me pak fjalë, një lojtarë i Liverpool-it ose i Tottenham-it. Me këto fjalë, Aguero ka përjashtuar nga gara Leo Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n, ashtu si veten e tij dhe shokët e skuadrës së City-t.
Cilët janë favoritët për ta fituar trofeun prestigjioz, nëse bazohemi te kriteri i argjentinasit? Te Liverpool ka dy emra mbi të gjithë: Mohamed Salah, golashënues më i mirë (bashkë me Mane dhe Aubameyang) në Premier League për vitin e dytë radhazi, dhe Virgil van Dijk, i zgjedhur nga kolegët si lojtari më i mirë i këtij sezoni në Premier League.
Holandezi ka një as nën mëngë, sepse mund të fitojë edhe Nations League me kombëtaren e tij. E njëjta gjë vlen edhe për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane. Anglezi ka munguar në gjysmëfinale, por mund të kthehet në fushë për finalen e madhe dhe të udhëheqë “Tre Luanët” drejt suksesit në Nations League.
A do të ketë të drejtë Aguero? Ku i dihet. Sigurisht, “Pleshti” dhe CR7 nuk do të jenë aspak të lumtur me deklaratën e tij.