“Nëse gazetat shkruajnë prej muajsh se vitin e ardhshëm nuk do të jem këtu, do të kenë arsye të forta. Kështu e ka futbolli. Gjithsesi, këto zëra nuk ndryshojnë asgjë, ne duhet të fitojmë dhe të kthehemi në Champions. Në mendjen time dhe të lojtarëve është vetëm ky objektiv”.
“Nëse shkarkohem edhe po të kualifikohemi në Champions? Nuk më intereson e ardhmja, ka rëndësi momenti. Jemi të përgatitur për t’u përballur me çdo kundërshtar. A ndihemi nën presion? Një skuadër si Inter nuk është kurrë e qetë pavarësisht nga rezultati. Ka gjithmonë një objektiv për të arritur. Është normale që të tjerët të fitojnë, ashtu siç duhet të jetë normale për ne kundër Chievo-s”, ka përfunduar Spalleti.