1.
At-Dhe, o Fati im,
Po të la në fatin tand.
Unë me Ty jam lidh nyje.
Politika lidhet me Ty vegëz.
At-Dhe, nga çdo planet i Galaktikës e i jetës,
Do t’i kujtoj veç mëngjezet…

2.
Ka’i’herë shoh një ëndërr të tillë të keqe..!.
Me e lanë At-Dheun pas vetes…?!
Me ik prej politikës së sodit,
Me i thye kufijtë e detet,
Në kërkim të së Nesërmes…

Po këtu me ke, o At-Dhe,
Nuk dua të jem nga ata që politika e sodit,
Me m’i mërdhi lule e fryte brymat,
Me m’i ngri’ thonjtë e thinjat…
Po due Prill, Diell…
Atdheun tim ma të mirë…

3.
At-Dhe, sot e përjetësisht,
Dhe atje në amshim,
Do të jem dheu yt,
Do të jesh Dheu im.
Mbi tokën time e tanden, o At-Dhe,
Do ta la përjashta, si zgjatim i jetës e i vetvetes,
Një dorë e një sy…
Për Ty…!

Tiranë, 15 prill 2015