Marrë shkas nga një rrëfenjë e Ali Rrustem Mulaj, përmbajtja e të cilës po mbetet gjithmonë aktuale jo vetëm si e dhënë historike, por edhe si dukuri shoqërore e patriotët e rrejshëm.
Si gjithmonë kur të bie të ulesh me ndejtë me sadopak nge` me Ali Rrustem Mulën, ndenja me të rehat vetëm me ndëgjue e humb kuptimin për ata që jo vetëm duan që të dëgjojnë me vesh hapur, por edhe që do për të arritur me mbajt mend e aq më tepër për të shënuar.
Në kësi rastesh edhe pse i bie pishman kur në takim me të nuk shkoj i “armatosur” me laps e letër, sot me dt.15.4.2019, në mëngjes herët tek po pinim kafe larg zhurmave të Tiranës, në një “qyshk” të malit të Dajtit, ku dominon gjerbërimi vjeshtulor i fillimit të pranverës dhe cicërimat e zogjve, nga bisedat e ndryshme më erdhi për mbarë të veçoj:
Isha i thirrun në dasëm të Sherif Malsisë, i cili ka qenë dhe mbetet burrë i mirë, ku merrnin pjesë edhe personalitetet drejtuese të rrethit sikurse ka qenë Ali Kruja, Sekretar i parë i rrethit, Idriz Sehu etj. Në ndenje e sipër, Hazir Malsia nisi me folë me përkushtim për Bajram Currin, dhe ndërhyn Ali Kruja i ndikuar nga ato rrëfenja origjinale e i thotë: “Hazir bane një kërkesë e të shpallim patriot të Bajram Currit”. Haziri për të dalë aty ku donte e për të shprehur rezervat e tij për kahjet negative të trajtimit dhe deformimit të historisë, përgjigjet:
“Çfarë patrioti i Bajram Currit, ay ishte kanë lyps”. Ra heshtje se ky qendrim i tij ishte i papritur dhe nuk dihej se si do merrej dhe vijoi: “ay s`kishte lanë shtëpi pa fjetur, e vend pa lyp bukë, oborr pa kaluar, e rrugicë pa u futur”,”ay hall pa kaluar diku, pa hangër diku, e pa fjet diku nuk ka pas”, malësorët e kanë prit e përcjellë por edhe vetë i ka përballuar shpenzimet e pasuesve të tij.
Në atë kohë ishte momenti kur po gërmohej për historinë e Bajram Currit, e disa njerëz donin me u afirmuar rrejshëm si patriot dhe thojshin me e pa të vërtet se ai ka qenë në shtëpinë time, ka kaluar nëpër oborrin tim, ka ec rrugicës përngjit shtëpisë sime dhe dojshin me marr merita të paqena. Kishte arrit absurdi dhe dyndja deri aty saqë dikush e kishte çuar për në muze një filxhan kafje në të cilin ishte shkruar “ushqim social”, që i përkiste kohës së Monizmit e skishte të bënte as me periudhën kur ka jetuar Bajram Curri.
Me pas gjatë asaj bisede ka sqaruar qëndrimin e tij për të mos marrë merita që s`i takonin edhe pse kishte qenë pasues i Bajram Currit dh kishte thënë:
Patriot i quaj ata të Dragobisë, të cilët e kanë mbajt në ditët më të vështira për të por edhe për ta sepse xhandarmëria e kohës i kishte marrë 24 burra nga Dragobia dhe i kishin fut në ahër të Lepur Bardhit të Metaliajve, dhe përkundër presionit e torturave kërkonin me treguar se ku rrinte Bajram Curri, kush e mante e kush i çonte bukë e ushqime”. Të gjithë e furrnizonin me bukë e ushqime, të gjithë e dinin për njëri tjetrin dhe askush nuk kishte treguar.
Kurse Met Alia i Dragobisë e furrnizonte vazhdimisht me bukë, ushqime dhe e kishin pas ditë.
Për ta zanë dhe penguar që të mos e furnizonte Bajram Begin me bukë e ushqime, i kishin pas lanë një xhandar roje te shpia. Ky merr mish të thatë, bukë dhe ushqime dhe i fut në thes, i nxjerr me litar mas shije dhe del natën në këmishë e në tlinda, për derë të kullës pa e pyet xhandarin i cili po bante roje.
Xhandari i armatosur i thotë ndal ku po shkon. Ky i përgjigjet: “ po ti s`po don me më lan me dal as për nevoja personale.” E megjithë këtë sa kishte pregadit me ja dërguar Bajram Currit, ja dërgon aty ku rrinte sepse kishin mbet pa ngrënë dhe i kishte çue fjal Met Alisë, i Metaliaje të Dragobisë.
Kurse Dul Alia, vëllau i Met Alisë i cili kishte tezen time, me ka treguar se Bajram Curri ka qenë në shtëpinë time dhe ma ka lanë kujtim filxhanin e kafes, të cilin nuk deshta me ja mbajt.
Ai i ka thanë mbaje se të duhet ma von dhe atë filxhan, Dul Alia e ka dorëzuar si relike të Bajram Currit për në Muzeum. Qëndrimi i Hazir Malsisë është një shembull i njeriut objektiv i cili nuk ka pranuar të marrin merita të pa merituara, edhe pse kishte qenë pasues i Bajram Currit, u ka ba kundërshti të hapur dyndjes së patriotëve të rrejshëm, dhe u ka treguar hakun atyre që me të vërtet kishin kontribuar dhe sakrifikuar për Bajram Currin.
Fenomeni i patriotëve të rrejshëm nuk pati të ndalur në kohën e Monizmit ku u rregjistruan si kontribues, luftëtar, shtëpia baza lufte e dëshmorë shumë e shumë persona të cilët nuk i kishin plotësuar kushtet, për një gjë të tillë.
Po ashtu në demokraci edhe komunistët dhe funksionarët e regjimit dolën të persekutuar të atij regjim të cilin e kishin drejtuar vetë ata. E njejta gjë ka ndodhu edhe me patriotët e rrejshëm të UÇK, nga Kosova e Shqipëria apo të rënët në luftë prej këtyre dy vendeve, në një kohë kur luftëtarët e vërtetë janë margjinalizuar pa punë, benifite e të ardhura.
Stimuli i këtyre qëndrimeve demotivon dhe demoralizon kontribuesit e vërtetë, deformon historinë dhe njëkohësisht varros prespektivat e zhvillimit shoqëror.
Agron Isa Gjedia