Nëse jeni duke kërkuar pushime kulturore, atëherë Parisi është emëruar si top destinacioni për vitin 2019.

Kryeqyteti francez ka arritur të renditet i pari në listën e qyteteve më të mira kulturore në botë, duke i mposhtur qytetet si Nju Jorku dhe Londra, transmeton Telegrafi.

Krejt kjo falë numrit të vendeve të mahnitshme trashëgimore dhe aktiviteteve kulturore që mund të gjenden në Paris.

Lista me qytetet më të mira kulturore për vitin 2019 është përpiluar nga “MyVoucherCodes”, të cilët i kanë përcaktuar “fituesit” në bazë të numrit të vendeve që janë pjesë e UNESCO-së, muzeve, galerive të artit, teatrove, sallave të koncerteve, bibliotekave publike, kinemave, etj.

Sidoqoftë, kjo është lista e plotë me 10 qytetet më të mira kulturore për vitin 2019:

1: Paris, Francë

2: Nju Jork, SHBA

3: Londra, Angli

4: Seuli, Kore Jugore

5: Tokio, Japoni

6: Moska, Rusi

7: Roma, Itali

8: Shenzheni, Kinë

9: Los Anxhelesi, SHBA

10: Amsterdami, Holandë.