Shkëndija e Tetovës është shpallur zyrtarisht kampione e Maqedonisë në futboll, ndonëse kampionati atje do ende edhe 7 javë që të përfundojë.
Kuqezinjtë dominuan totalisht këtë sezon, duke mposhtur dhe nxjerrë nga të gjitha objektivat skuadrën krenari të Maqedonisë, “Vardari”-n..
Në stadiumin e Tetovës, skuadra e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani mposhti 2-0 Shkupin dhe siguroi titullin kampion, teksa tashmë mund të përqendrohet te Kupa, ku është kualifikuar për në finale.
Skuadra shqiptare e Tetovës ka treguar një organizim shumë perfekt këtë sezon, teksa ka afruar një sërë futbollistësh me eksperiencë, duke mos diskutuar për asnjë moment titullin kampion i Maqedonisë.
Tifogrupi ‘Ballistët’, lojtarët, presidenti dhe i gjithë stafi drejtues, u përfshinë në festë, pas përfundimit të ndeshjes me Shkupin.