Përbërësit:

4 copa mish viçi (shniceli)

3 qepë

5 domate,

1 patëllxhan

100 gr djath mocarela

3 degë sherebel ose majdanoz

50 gr proshutë

 

Përgatitja:

Qëroni qepët në feta. Domatet dhe patëllxhanin pritini në copa.Mocarelën priteni në feta.Lani gjethet e sherebeles e copat e misiht. Thajini në letër thithëse. Mbi cdo copë mishi vendosni nga një copë proshutë, një fetë mocarela dhe 2 gjethe sherebele. Mbështillini role dhe i fiksoni me kunjë druri. Në tigan nxehni vajin dhe i skuqni për gati 2 minuta roletë e mishit duke i rrotulluar nga të gjitha anët. Hiqini dhe lëreni mënjanë.

Në vajin e mbetur skuqni për 5 minuta të tjera qepët dhe patëllxhanin. Shtoni domatet dhe lëngun e tyre, shtoni kripë dhe piper dhe kur marrin vale vendosni roletë e mishit. Mbulojini me kapak dhe lërini kështu për 10 minuta. Makaronat petë ziejini për 8-10 minuta në ujin me kripë që valon. Më pas kullojini dhe shërbejini me roletë e mishit dhe salcën e tyre.