Ndoshta shefi juaj mund të mos jetë dakord, por të punoni më pak mund të jetë më mirë për ju dhe kompaninë tuaj

 

A mendoni se punoni shumë? Ju nuk jeni të vetëm. Por largimi nga puna më shpejt mund të sjellë më shumë përfitime, përveçse më tepër kohë të lirë për jetën personale.

Të dhëna nga OECD tregojnë rezultate pozitive rreth ndikimit te produktiviteti në punë.

Grafiku i mëposhtëm tregon një lidhje mes produktivitetit (PBB për orë punë) dhe orëve të punës në vit. Punonjësit më produktivë shpenzojnë më pak kohë në zyrë.

 

 

Grekët për shembull janë ndër më punëtorët në vendet e OECD, mesatarisht më shumë se 2000 orë pune në vit. Ndërsa gjermanët janë disi më “dembelë”, duke punuar rreth 1400 orë çdo vit. Megjithatë produktiviteti i gjermanëve është 70% më i lartë.

Siç shihet nga grafiku, njerëzit që punojnë më pak janë më produktivë. Nëse jeni i detyruar që të jeni në zyrë për 12 orë me radhë, ju mund të jeni të shpërqendruar nga punët që keni në dorë të cilat duhet t’i përfundoni. Por nëse do të qëndronit në zyrë për shtarë orë, ju mund të ishit më i përqendruar.

Adam Smith ka thënë se “Ata që punojnë në mënyrë të moderuar, aq sa të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm që ruajnë shëndetin e tyre më gjatë, por gjatë vitit, përfundojnë sasinë më të madhe të punëve”.

Kjo mund të jetë edhe një çështje e zhvillimit ekonomik. Në vendet më të pasura, njerëzit janë më produktivë (kanë më shumë punonjës të angazhuar për të punuar, infrastruktura më të mira dhe qeverisje më të mirë) gjë që do të thotë që mund të kenë rendiment më të lartë në një periudhë të caktuar kohe.
Natyrisht në këtë diskutim ka dhe përjashtime. Amerikanët janë relativisht produktivë dhe punojnë për orë relativisht të gjata.
Megjithatë, ndoshta duhet të jemi më vetëkritik se sa punojnë. Kjo është pozitive jo vetëm për mendjen, por mund të jetë edhe më eficiente.

Burimi: The Economist