Hera e parë vdes

 

Vdekja paska ngjyrë gruri

Gjithmonë e kam dashur këtë ngjyrë

Dhe perdet bezhë, mos e kuptoj muzgun

Ta zbus trishtimin e diellit na le aq papritur

Duke u rrëzuar honeve askundit

rrotullimin e kthimit

 

gjithë rrotullohemi me shpresën e kthimit

Teksa përshkruaj, perëndimin ëndërroj

lind prapë nesër, i ri, i fortë

Peng iluzionesh gjelbra

Dhe makthit mirazhit ndjellës

gjuan me shuka drite marrëmëndëse

përthyera   silueta dashura trupash

mbetura hije shtrenjta lojës muzgut

Malli shlyhet lotë mjaltë shprese

Ku po shkoj vallë, duke mbartur dhimbjet e pafundme

Kujtimeve s’kanë rradhë sytë e mi

Ndërsa bie logun e thellë asgjësë?!

Hera e parë vdes

 

Nëna akoma gjallë kujton se po luaj

Kur nënqesh ndërsa sytë e mi po fiken

Kam shtërnguar  një copë zemër me dorë

Ta shpjegoj dramën e beftë me një akt vetëm

Finalja e saj shkrep lutjen e dashurës sime

Varur si perlë e lagësht cep buzës

Dhe buzagazin e prerë si copra akulli

fëmijëve përcjellin te porta

Feks një agim i artë papritur

Por dhëmb aq shumë sa shuan vetëdijen time…

 

Hera e parë vdes

 

Një top llastiku bie mbi xhamin e hapur

Gjethe pafund shoqërojnë rënien e tij

Dhe valë buta lumit stërpikin zgjimin

Fëminia shkon  përmbi valë si top i shfryrë

Dhe unë, bri saj ta kap patjetër fitimtar

Me brohoritje ekstazie thyhet aparati

mat ritmin e shuar zemrës rinis

E kaploj tërën me duar, kur arrij

Bregun e ëndërruar

 

Hera e parë vdes dhe kthehem prapë

Tek loja e pambaruar

Nuk kanë rëndësi portat dhe lojtarët

Por vazhdimi dhe qënia tek ajri

harlis perdet e mëndafshta mëngjesit

Dhe puthjet e zjarrta i bën reale

 

Jam kthyer përsëri, kjo zemër nuk është gur

Por lule e brishtë skaj pranvere

Ikur një dimri mbprapshtë

Duke çarë koren e  dheut

Për një stinë tjetër

 

Çfarë ëndrre e çuditshme marsi

Nxitoj ta trenin e ditës

 

MARS 2019