Përbërësit:

2 vezë të mëdha
1 lugë ujë
kripë me maja gishtash
1 lugë gjalpë
½ e filxhanit djathë të bluar
½ filxhani proshutë të grimcuar

Përgatitja:

Pastroni brokolin dhe e preni në copëza. Hidheni në enë me ujë, mbulojeni dhe lëreni të vlojë. Lëreni ashtu edhe 2­3 minuta, pastaj nxirreni, kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Thyeni vezët në një enë më të vogël, shtoni kripën dhe përziejini mirë. Në tavë shtoni gjalpin dhe ngroheni mbi zjarr. Shpërndani vezët e trazuara në tavë dhe prisni disa sekonda që të kapen në fund. Pastaj, mbi shtresën e sipërme të vezëve shpërndani brokolin, djathin dhe proshutën dhe në fund gjysmën e masës e palosim mbi pjesën tjetër.