(Kushtue poetit shtatkreshnik të Malësisë së Gjakovës
Bacës Shaban Bali Nokshiqi)
Nuk di kur me dukesh ma kreshnik
o burri i Malësisë!
Kur me peshen e nji shekulli jetë
Bart lehtësisht histori vujtjesh
Dhe gjithmonë mban shtatin drejtë
Po si shtizë flamuri pa u përkulë kurrë
Apo kur të shoh në këtë fotografi ulun,
me buzëqeshjen shenjtnore
Kur çmallesh me ajrin e pastër
Te Malësisë tande…
Vërtetë me ven në siklet Baca Shaban
Sepse sado që zemra dikton vargje
unë ato nuk di ti shkruej, kam drojë
se vogëlsia ime nuk din të flasë
për nji Malësor, për nji burrë të Atdheut
per nji Lis ,që s`ka stuhi që ja lekund shtatin…
O Shaban Balia, po ku je o burrë
Pse nuk po qetësohesh asnjiherë
Por je gjithmonë mes nesh,
Mes familjarve e miqve,
i fortë si gur graniti
Qe si duket e bartën të parët e tu
atje nga ku ty të dhemb shpirti
nga Nokshiqi i rranjve tua
Po ai rrip që ta shtërngon belin,
këtu e 74 vite
A ta hjek mallin e vëllaut
Qe jeten ja fali Dardanisë,
tu ra prè e mortajës së sllavit
E Ti Bacë Shaban me the se kurrë
se ke hjek nga beli
sepse e ndjen si përqafim nga vllau
Dhe ato vargje tuat që janë perla
përplot lirikë e art
Ku po i gjen o Shaban Nokshiqi
Ç`budalla që jam unë me pyetjen…
Po kush ka gjeografinë
Ma të gjanë se Ti o bac
Nga Nokshiqi nëpër Tropojë
tutje në Dardani e deri te Molla e Kuqe
Vargëzon kandshëm muza e jote
Gjithmonë për Atdhe
Vargu jot forcon zemrat e Luftëtarve
jep kurajo
pasardhësve
se neve kemi
nji Atdhe që quhet SHQIPNI…
14.1 0. 2017