“Paris-soir” ka botuar, të mërkurën e 5 korrikut 1939, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me rrëfimin e motrës së madhe të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Motra e madhe e mbretit Zog është nisur për në Paris
Marsejë, 4 Korrik.
Motra më e madhe e ish mbretit Zog të Shqipërisë, princesha Adile, mbërriti dje në Marsejë me dy vajzat e saj, kunatën e ish mbretit, gjyshen dhe vëllain e vogël të mbretëreshës Geraldinë, kontin Jul Apponyi.
“— Jam e lumtur që arrita në Francë dhe kam ndërmend të qëndroj këtu, tha ajo. Po nisem për në kështjellën e Mayes, pranë Versajës, e cila është marrë me qira për ne. Aty do të vijë edhe vëllai im. Nga Polonia, ai do të shkojë në Londër, ku do të bëjë një qëndrim të shkurtër. Pastaj do të vijë në Versajë.”
Princesha Adile dhe shoqëruesit e saj u larguan nga Marseja për në Paris me trenin e orës 14:40.
*Princeshe Adile (1893-1966) u martua me Emin Bej Agolli-Doshishti dhe paten tre djem ( Salih, Hysein, Sherafedin) dhe dy vajza (Teri, Danush). Ajo iu perkushtua familjes dhe te gjithe bashke jetuan ne Angli. Vitet e fundit te jetes i kaloi ne Paris prane djalit te saj te pamartuar, Salih”.