Profesor Ramadan Sokoli, Shqiptar i madh, më ka kallëzuar këtë ndodhi:

Një burrë tiranas kish pasur kokë shumë të madhe. I duhej kapelë. Në shitore kish mbetur një kapelë shumë e madhe. Nuk merren vesh për çmimin.
Burri me krye të madh:
-Ma jep atë kapelë, se vështirë ke me gjetë kokë tjetër për të. Ka me të mbetë në sez (vitrinë), e djegur prej diellit.
Pronari i shitores:
-Edhe ajo koka jote vështirë ka me gjetë kapelë që ta mbulojë. Ka me t’u djegë prej diellit.
Burri me krye të madh:
-Ndoshta. Por koka ime bën edhe pa kapele, ndërsa kapela jote nuk bën pa kokë.
Pronari i mençur i lëshon në dorë kapelën, pa e zgjatur.

Në këtë vendin tonë të dashur:
Kush janë kokat dhe kush i mban kapelet (e pushtetit)?
Cilat janë vlerat dhe kujt ia venë kapelet e vlerave?
Në daç në Shqipëri, në daç në Kosovë!

18 shkurt 2019