Kryeministri Ramush Haradinaj pas përfundimit të takimit me liderët e koalicionit qeverisës, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Hashim Thaçi, ka folur për gazetarët.
Haradinaj ka thënë se ky takim ka ardhur me ftesë të ministrit Pal Lekaj, dhe në të cilin takim është biseduar për aktualitetin politik në vend, raporton “Epoka e re”.
Kryeministri ka thënë se nuk e ka ndërmend ta pezullojë taksën, edhe pse kjo është kërkesë e ShBA-së.
Sipas tij, një gjë e tillë do të ndodh vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën.
“E dua Amerikën, por nuk i nënshtrohem Rusisë dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka kërkuar mirëkuptimin e ShBA-së në këtë temë dhe të akterëve politikë në vend.
Haradinaj ka thënë se është kundër ndryshimit të kufijve.