Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka rivlerësuar efektet e padëshiruara lidhur me përdorimin e antibiotikëve të klasës së kinoloneve dhe flourkinoloneve, duke apeluar kufizimin e tyre. Lajmi është dhënë nga Urdhri i Farmacistëve në vendin tonë.

Në njoftim thuhet se përdorimi i antibiotikëve që u përkasin klasës së fluorkinoloneve, shoqërohet me efekte të padëshiruara të parikuperueshme, që mund të zgjasin (muaj, vite) dhe prekin organet ose sistemet. Efektet e padëshiruara serioze prekin tendinat, japin artralgji, dhimbje të ekstremiteteve, debulesë, neuropati e shoqëruar me parastezi, depresion, lodhje, shqetësime të gjumit, dëgjimit, shikimit, shijuarit dhe ndjeshmërisë.

Dëmtimet e tendinave (në mënyrë të veçantë tendina e Akilit, por edhe tendinat e tjera) mund të vihen re brenda 48 orëve të para të fillimit të trajtimit me flourkinolone, por dëmtimet mund të ndodhin edhe disa muaj pas përfundimit të trajtimit. Pacientët e moshuar me probleme renale ose që kanë pasur një transplant të organeve dhe që kanë qenë në trajtim me barna kortizonikë, paraqesin risk të lartë të dëmtimeve të tendinave.

Pacientët të jenë në kontakt me mjekun në rast të simptomave të neuropatisë si dhimbje, djegie, ndjesi shpuese në këmbë, lodhje. Fluorkinolonet nuk duhen përdorur në përgjithësi nga pacientët që kanë pasur efekte të padëshiruara të parikuperueshme nga përdorimi i barnave të klasës së kinoloneve e flourkinoloneve.

EFEKTET NEGATIVE

Përdorimi i antibiotikëve që u përkasin klasës së fluorkinoloneve shoqërohet me efekte të padëshiruara të parikuperueshme, që mund të zgjasin muaj ose vite dhe prekin organet ose sistemet.

Efektet e padëshiruara serioze prekin tendinat, japin artralgji, dhimbje të ekstremiteteve, debulesë, neuropati e shoqëruar me parastezi, depresion, lodhje, shqetësime të gjumit, dëgjimit, shikimit, shijuarit dhe ndjeshmërisë.

Dëmtimet e tendinave (në mënyrë të veçantë tendina e Akilit, por edhe tendinat e tjera) mund të vihen re brenda 48 orëve të para të fillimit të trajtimit me flourkinolone, por dëmtimet mund të ndodhin edhe disa muaj pas përfundimit të trajtimit.

Pacientët e moshuar me probleme renale ose që kanë pasur një transplant të organeve dhe që kanë qenë në trajtim me barnat kortizonikë, paraqesin risk të lartë të dëmtimeve të tendinave. Te pacientët e kësaj grupliste, administrimi i njëkohësishëm i kortizonëve me flourkinolonë duhet evituar.

Me shfaqjen e shenjave të para, si dhimbje të tendinave ose inflamacione, pacientët duhet të ndërpresin trajtimin me flourkinolone.

Pacientët të jenë në kontakt me mjekun në rast të simptomave të neuropatisë, si dhimbje, djegie, ndjesi shpuese në këmbë, lodhje.